Pamje nga aksidenti

Aksident në aksin Levan-Tepelenë, makina kthehet përmbys! Plagoset drejtuesi i mjetit dhe 2 pasagjerët (FOTO)

1 Korrik 2022, 19:37| Përditesimi: 1 Korrik 2022, 19:55

  • Share

FIER- Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin Levan-Tepelenë pasditen e sotme.

Siç duket edhe pamjet e siguruara, mjeti tip 'Hyundai' me targë AA898UP është kthyer përmbys. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00 në fshatin Buzëmadh ku drejtuesi 63-vjeçar duke drejtuar mjetin e tij ka dalë nga rruga dhe për pasojë  janë dëmtuar tri persona. 

Drejtuesi i mjetit, dhe dy pasagjerët 60 dhe 56 vjeçe ndodhen në spital në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?