Foto ilustruese

Aksident në aksin Korçë-Pogradec, automjeti del nga rruga, plagosen shoferi dhe pasagjeri

2 Korrik 2023, 09:43| Përditesimi: 2 Korrik 2023, 09:45

  • Share

2 persona kanë mbetur të plagosur nga një aksident që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Gurishtë, Maliq.

Sipas policisë shtetasi L. D., duke drejtuar automjetin tip "Benz", dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi shtetasi L. D. dhe pasagjeri E. S., të cilët u transportuan për mjekim në spitalin e Korçës.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të daljes nga rruga.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?