Foto ilustruese

Aksident në aksin Korçë-Maliq, ‘Benzi’ del nga rruga! Plagoset pasagjeri

24 Shtator 2023, 13:24| Përditesimi: 24 Shtator 2023, 13:25

  • Share

Një aksident rrugor është shënuar mesditën e sotme në aksin Korçë-Maliq, ku një mjet ka dalë nga rruga. Për pasojë ka mbetur i plagosur pasagjeri që ndodhej në makinë, i cili është nisur drejt spitalit.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 12:33, në aksin rrugor "Korçë-Maliq", pranë fshatit Koritë, një  automjet tip "Benz" me drejtues A. K., dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë është dëmtuar I. P., pasagjer në këtë automjet, i cili u dërgua për mjekim në spitalin e Korçës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

 

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?