VIDEO/ Aksident në aksin Korçë-Bilisht, makina përplas motorin në të cilin udhëtonin burrë e grua

2 Janar, 16:56| Përditesimi: 2 Janar, 19:29

  • Share

Një aksident ka ndodhur këtë pasdite në aksin nacional Korçë-Bilisht në afërsi të fshatit Bitinckë.

Sipas informacioneve të para mësohet se një makinw tip "Isuzi" ka përplasur një motor me të cilin udhëtonin burrë e grua, Agron dhe Drita Hasaj.

Çifti ka mbetur i plagosur dhe u transportuan në spitalin rajonal të Korçës ndërsa ende nuk dihet gjendja e tyre.

"Më datë 02.01.2024, në aksin rrugor "Korçë-Bilisht", pranë fshatit Bitinckë, automjeti tip "Isuzi" me drejtues shtetasin Sh. L., ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin A. H., rreth 64 vjeç. Për pasojë ka marrë dëmtime ky i fundit dhe bashkëshortja e tij D. H., rreth 59 vjeçe, pasagjere në motomjet, të cilët po transportohen për mjekim në spitalin e Korçës", njofton policia.

Drejtuesi i automjetit u shoqërua për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

 

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?