Aksident në aksin Gostimë-Cërrik, autobusi me pasagjerë përplaset me një makinë! 6 të plagosur (VIDEO)

25 Tetor 2023, 16:05| Përditesimi: 25 Tetor 2023, 19:08

  • Share

Një aksident ka ndodhur në aksin Gostimë-Cërrik në qarkun e Elbasanit.

Një autobus me pasagjerë është përplasur më një makinë, e për pasojë kanë mbetur të plagosur 6 persona, të cilët ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

‘Në aksin rrugor Gostimë-Cërrik, janë përfshirë në aksident rrugor autobusi me drejtues shtetasin A. Xh., 51 vjeç, dhe automjeti me drejtues shtetasin O. Sh., 52 vjeç.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasi O. Sh., i cili është dërguar në spital, ku ndodhet në gjendje jashtë rrezikut për jetën. Në spital u dërguan edhe 5 shtetas të tjerë, pasagjerë në autobus, të cilët pasi kryen ekzaminimet mjekësore, u larguan në banesa.

Me drejtuesin e autobusit, shtetasin A. Xh., po kryhen veprimet procedurale.’- njofton policia.

Shërbimet e Sektorit të Qarkullimit Rrugor dhe grupi hetimor vijojnë punën, për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Ora 16:27
VIDEO/ Aksidenti në Elbasan, autobusi u përplas me makinën, 5 pasagjerë shkuan në spital

 

Report TV siguron pamje nga aksidenti i ndodhur sot në aksin Gostimë-Cërrik në qarkun e Elbasanit, ku autobusi u përplas me një makiinë.

Nga aksidenti u dëmtua shtetasi O. Sh., i cili është dërguar në spital, ku ndodhet në gjendje jashtë rrezikut për jetën. Në spital u dërguan edhe 5 shtetas të tjerë, pasagjerë në autobus, të cilët pasi kryen ekzaminimet mjekësore, u larguan në banesa. 
 
 

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?