Aksident në aksin Fier-Sheq i Vogël, makina përplas biçiklistin e largohet nga vendi i ngjarjes

18 Mars, 19:17| Përditesimi: 18 Mars, 19:32

  • Share

Një aksident ka ndodhur në aksin Fier-Sheq i Vogël.

Një makinë ka përplasur një biçikletë së bashku me drejtuesin e saj. Pas aksidentit mjeti dyshohet se është larguar nga vendi i ngjarjes, pasi nuk është gjetur nga policia.

Ka dyshime se mjeti është larguar duke lënë të aksidentuarin në rrugë. Ky i fundit dyshohet se është dërguar në spital, pasi s’është gjetur pranë biçikletës me të cilën udhëtonte.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?