VIDEO/ Aksident në aksin Fier-Patos, ‘Benz’-i përplaset me autobusin e mbushur me nxënës

4 Dhjetor 2023, 09:02| Përditesimi: 4 Dhjetor 2023, 11:41

  • Share

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Fier-Patos rreth 2 km nga qyteti i Fierit. Në aksident janë përfshirë një autobus interurban dhe një mjet tip ‘Benz’.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 08:00, ndërsa 62-vjeçari që drejtonte 'Benzin' është përplasur me autobusin e mbushur me nxënës. 

Si pasojë e përplasjes drejtuesi i 'Benzi' ka marrë dëmtime të lehta, ndërsa nxënësit ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. 

"Rreth orës 08:00, në aksin rrugor "Fier-Patos", automjeti tip "Benz" me drejtues shtetasin K. Sh., 62 vjeç, banues në Cakran, është përplasur me automjetin tip autobus me drejtues shtetasin A. T., 62 vjeç, banues në Fier. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi K. Sh., i cili po merr ndihmë mjekësore në spitalin rajonal Fier. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit", njofton policia. 

Shoferi i autobusit thotë se janë problem parakalimet e gabuara, ndërsa nuk respektohet as sinjalistika rrugore nga drejtuesit e mjeteve. 

"Problematika janë parakalimet e gabuara dhe nuk ka respektim për autobusët. Kam pasur disa raste që vijnë kokë më kokë, se vjen autobusi përballë s’duan t’ia dinë. Kam 30 e ca vite shofer, ambulance, botesh. Shumë problematike, nuk zbatojnë rregullat e qarkullimit. Autobusi ishte plot me njerëz, pasagjerë dhe nxënës që i çoj në shkollë. Benzi erdhi nga Fieri dhe më godet", tha drejtuesi Ajet. 

Polica dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkakun, ndërsa si pasojë e aksidentit është krijuar trafik në këtë aks.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?