Aksident në aksin Fier-Levan, përplasen 2 makina! Lëndohen drejtuesit e mjeteve, dërgohen me urgjencë në spital

20 Maj 2022, 07:34| Përditesimi: 20 Maj 2022, 08:13

  • Share

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin Fier- Levan në afërsi të zonës së njohur si “Liqeni”.

Dy automjete, tip Ford dhe BMV X5 janë përplasur me njëra tjetrën, ndërsa janë plagosur drejtuesit e mjeteve. Ata janë shoqëruar me urgjencë në spitalin e Fierit për të marrë trajtim mjekësor.

Menjëherë pas aksidentit, pranë vendit të ngjarjes mbërriti policia e cila po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit dhe orientimin e qarkullimit.

A.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?