Aksident në aksin Fier- Seman, makina del nga rruga e përfundon në kanal, plagoset shoferi

19 Gusht 2023, 19:48| Përditesimi: 19 Gusht 2023, 20:07

  • Share

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Fier-Seman në vendin e quajtur Gryk.

Një makinë ka dalë nga rruga dhe pas humbjes se kontrolli ka përfunduar në kanal.

Drejtuesi i makinës ka marrë lëndime të lehta, ndërkohë që në vendngjarje ka shkuar menjëherë policia dhe grupi hetimor për të përcaktuar shkaqet e aksidentit në fjalë.

Burime nga spitali thonë se i dëmtuari mund të niset drejt Tiranës për ekzaminime mjekësore.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?