Foto ilustruese

Kronikë

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, plagosen dy shoferët dhe pasagjerja

23 Nëntor 2021, 16:11| Përditesimi: 23 Nëntor 2021, 16:14

  • Share

Një aksident me pasojë plagosjen e tre personave ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Peqin.

Mësohet se Y.G., duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me automjetin tip “Volkswagen” me drejtues A.J.

Për pasojë janë plagosur dy shoferët dhe një pasagjere. Mësohet se të plagosurit ndodhen në spital ku po marrin ndihmë mjekësore.

Gjendja e tyre raportohet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi i Policisë
Rreth orës 15:00, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, shtetasi Y. G., duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me automjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin A. J. 

Si pasojë janë lënduar drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerja, shtetasja H. G., të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Komento

Komente

  • El.: 23/11/2021 18:22

    Kontrolli qarkullimit rrugor vazhdon akoma ne menyre primitive me police ne cdo cep te rruges dhe me aksidente te vazhdueshme. Duhet te istalohen radare per kontrollin e qarkullimit rrugor si eshte ne Europe qe nuk shikon polic neper rruge se gjobat per kontravajte e ve radari.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?