Elbasan/ Aksidenti tek 'Ura e Murrashit', shoferi maqedonas i kamionit filmoi përplasjen me makinën nga Pogradeci! Report Tv siguron videon

4 Janar, 13:50| Përditesimi: 5 Janar, 10:28

  • Share

Një aksident ka ndodhur mesditën e 4 janarit 2024 në aksin Librazhd-Elbasan, në vendin e quajtur "Ura e Murrashit".

Kamioni që drejtohej nga shtetasi i Maqedonisë së Veriut, I identifikuar me inicialet G.T është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. T., banues në Pogradec. 

Report Tv ka arritur të sigurojë pamjet që ka filmuar shoferi i kamionit. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shoferi i makinës së vogël nga Pogradeci dhe pasagjerja në automjetin që drejtonte ky person, të cilët janë dërguar në spital, për kujdes mjekësor. 

'Rreth orës 12:15, në aksin rrugor “Librazhd-Elbasan”, në vendin e quajtur "Ura e Murrashit", kamioni që drejtohej nga shtetasi G. T., banues në Maqedoninë e Veriut, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. T., banues në Pogradec. 

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasi A. T. dhe pasagjerja në automjetin që drejtonte ky shtetas, të cilët janë dërguar në spital, për kujdes mjekësor.  Me shtetasin G. T. po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.'- njofton policia.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?