Foto ilustruese

Aksident në aksin Elbasan-Librazhd! 'BMW'-ja përplas 'Volkswagen'-in dhe motoçikletën, plagoset 30-vjeçari

18 Korrik 2020, 19:17| Përditesimi: 18 Korrik 2020, 19:21

  • Share

ELBASAN- Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e  sotme në aksin rrugor Elbasan- Librazhd,  në fshatin Mengël, ku makina tip "BMW" është aksidentuar me nbjë makinë tip "Volkswagen" dhe me një motoçikletë.

Drejtuesi i makinës "BMW" G.Sh., 30 vjeç,  banues në fshatin Mengël, dhe drejtuesi i "Volkswagen"-it, H.S., 31 vjeç, banues në fshatin Shushicë të  Elbasanit fatmirësisht nuk janë lënduar.

Kurse  drejtuesi i motoçikletës, K.Rr., 30 vjeç, banues në Tiranë është plagosur dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, por akoma nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

Sipas policisë, grupi hetimore ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?