Makina përplas për vdekje 50-vjeçaren në Elbasan! Shoferi u largua dhe fshehu mjetin, arratia i zgjat pak! ‘Opeli’ hodhi gruan disa metra në ajër

31 Janar 2022, 13:51| Përditesimi: 31 Janar 2022, 18:59

  • Share

Një 50-vjeçare e identifikuar si Lefterie Binjaku ka humbur jetën pasditen e sotme në Elbasan, si pasojë e një aksidenti. Ngjarja u regjistrua në aksin Elbasan-Metalurgji, ku gruaja, po ecte në rrugë kur u godit nga një automjet tip 'Opel', ndërsa shoferi u largua nga vendngjarja.

Gruaja mbeti e plagosur rëndë, ndërsa ndërroi jetë në spital. Siç shihet në pamjet e siguruara nga Report Tv, mjeti tip 'Opel' i cili ishte me shpejtësi të lartë, përplas gruan duke e hedhur disa metra në ajër. 

Shoferi, i identifikuar si Ervis Myqelefi, jo vetëm që u largua nga vendngjarja pa i dhënë ndihmën e parë të plagosurës, por tentoi të fshihte ngjarjen, duke e futur makinën në një objekt në ndërtim, ku përpara kishte inerte.

Arratia e tij zgjati vetëm pak minuta, pasi u arrestua nga Policia. Kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

1643635251_a.jpeg

Makina e perfshire ne aksident

 

 

 

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Elbael: 31/01/2022 21:17

    Eh, zotrinjt poliza ne Elbasan kalojne diten e punes me shetitje te qeta relaksimi, aty ku duhet te jen nuk jan kurr,ate qe duhet te bejm nuk e bejn kurre,neve si popull na ngel qe te ndryshojm gjerat, hajde shnet

    Përgjigju
  • LORA: 31/01/2022 18:18

    Llahtar, kjo eshte vrasje.

    Përgjigju
  • Anonim: 31/01/2022 17:51

    Fajtori kryesor eshte shteti qe ne 6 km elbasan metalurgji rruge super e ngarkuar,, rruge nacionale kryesore , dhe njekohesisht e banuar nga te dy krahet e rruges ,, nuk ka as vija te bardha, as semafor dhe asnje mbikalim per kembesore . Cdo dite kalojne rrugen prinder me femije te vegjel qe kaloj e per te shkolla ne katund te ri !! Kur do nderhyhet ?? Sa aksidente dhe sa vdekje kembesoresh ne vit !

    Përgjigju
  • Roki: 31/01/2022 16:58

    Popull psikopat. Ku shkoni? I jepni makinave si te cmendur edhe neper rrugica nga me te ngushtat. Cfare pune keni i her qe silleni sikur jetoni ne NY a Shangai e jeni 7 ore ne dite kafeneve me bundrat. Shkut i moret njerezit ne qafe plera. Burgim te perjetshem meritoni.

    Përgjigju
    • florid: 31/01/2022 18:43

      o lale a e shef qe i ka ra kur ka kalu ne trotuar o boss

    • Lala: 31/01/2022 17:45

      Shoferi ka faj ze esht shpejt.po shiko ku kalon rrugen viktima.shiko dhe menyren si kalon.duket qe shoferi ka devijuar per te evituar aksidentin por nese je vet shofer duhet ta kuptosh qe edhe hutohet shoferi.ka raste qe ne vend te shtypi frenat shtyp gazin nga hutimi ose frika .po kshu esht se jasht shofeti do dilte i pafajshem se esht ne rrug te vet.se ka shtyp as ne trotuar.as ne vija te bardha e as ne semafor.mesoni te kaloni rrugen ku duhet e si duhet masanej kerko llogari nha shoferit.

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?