Aksident mes dy makinave dhe një motori në Shëngjin, njëri prej të plagosurve në gjendje të rëndë

8 Korrik 2020, 12:36| Përditesimi: 8 Korrik 2020, 22:29

  • Share

Tre persona mbetën të plagosur pas përplasjes së dy automjeteve dhe një motori në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin. Aksidenti ndodhi paraditen e së mërkurës në afërsi të Knalles, ndërsa të plagosur mbeten dy drejtuesit e mjeteve dhe personi që po udhëtonte me motor. Ata u dërguan për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Lezhës, nga ku mësohet se njëri prej të plagosurve ndodhet në gjendje më të rëndë shëndetësore si shkak i dëmtimeve që ka marrë në disa pjesë të trupit.

Përplasja ka qenë mjaft e fortë çka e dëshmon dhe dëmtimet e shumta që ka pësuar njëri prej mjeteve të përfshira në aksident. Policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarje nisi hetimet dhe po punohet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti të trefishtë.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?