Foto ilustruese

Kavajë/ Përplaset nga një makinë, ndërron jetë në vend drejtuesi i motorit

9 Nëntor 2023, 20:53| Përditesimi: 10 Nëntor 2023, 00:28

  • Share

Një aksident me vdekje ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin rrugor Qerret-Mali i Robit, në Kavajë. Një automjet është përplasur me një motor. Raportohet se drejtuesi i motorit ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa drejtuesja e mjetit ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën

Kavajë/Informacion paraprak 

Në aksin rrugor Qerret-Mali i Robit, një  automjet me drejtuese shtetasen I. G., është përplasur  me një ciklomotor me drejtues shtetasin F. D, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Drejtuesja e automjetit shtetasja I. G, ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor  po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të shkakut  të aksidentit.

B.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?