Foto ilustruese

Aksident me vdekje në Tepelenë, makina përplas për vdekje 71-vjeçaren

13 Tetor 2022, 13:42| Përditesimi: 13 Tetor 2022, 13:44

  • Share

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mesditën e kësaj të enjte në Tepelenë. Rreth orës 13:00, një 71-vjeçare e identifikuar si Z.Rr., është përplasur nga një automjet që drejtohej nga H.Xh., 30 vjeç.

Drejtuesi i automjetit u shoqërua në ambientet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?