Foto ilustruese

Kronikë

Aksident me vdekje në Përrenjas, benzi përplas traktorin, ndërron jetë pasagjeri

28 Qershor 2021, 07:30| Përditesimi: 28 Qershor 2021, 11:28

  • Share

Aksidentet rrugore po kthehen në një fenomen shqetësues. Sërish është regjistruar një aksident me vdekje në orët e para të mesnatës së ditës së sotme.

Ngjarja ka ndodhur në Prrenjas, ku mjeti tip ‘Benz’ me targë AA 125 MB është përplasur me një traktor. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë pasagjeri që qëndronte në gabinën e traktorit. I plagosur ka mbetur edhe drejtuesi i traktorit i cili ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ndërkaq, Policia ka shoqëruar Xhevo Dashin, drejtuesin e mjetit tip ‘Benz’ për veprime të mëtejshme proceduriale.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?