Aksident me vdekje në Moravë, humb jetën 56-vjeçari! U përplas nga dy makina, njëra i kaloi sipër duke e tërhequr zvarrë

28 Dhjetor 2021, 19:11| Përditesimi: 28 Dhjetor 2021, 19:44

  • Share

Një aksident tragjik ka ndodhur këtë mbrëmje në Moravë. Burime për Report Tv bëjnë me dije se 56-vjeçari Kastriot Rënja është përplasur për vdekje nga dy makina teksa po kalonte rrugën.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se një mjet tip ‘Skoda’ me targë ‘AA 274 HU’ e ka goditur me pasqyrë 56-vjeçarin duke e përplasur në tokë ndërsa një mjet tip ‘Benz’ me targë ‘AB 524 AO’ e ka shtypur duke e tërhequr zvarrë në asfalt.

56-vjeçari Kastriot Rënja ka gjetur vdekjen në vend dhe është transportuar me ambulancë drejt Morgut të Spitalit të Beratit. Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie që po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit tragjik.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?