Aksident në Rrugën e Kombit dhe Shkodër, përplasen për vdekje dy këmbësorë

10 Shtator 2023, 20:31| Përditesimi: 10 Shtator 2023, 23:57

  • Share

2 viktima janë shënuar mbrëmjen e kësaj të diele nga aksidentet. Llesh Peposhi 68 vjeç u përplas për vdekje nga një makinë që drejtohej nga një 20 vjeçar në aksin rrugor “Shkodër-Hani i Hotit”.

"Rreth orës 19:55, në aksin rrugor “Shkodër-Hani i Hotit”, në vendin e quajtur “Aliaj”, automjeti me drejtues shtetasin K. S., 20 vjeç, ka përplasur shtetasin Ll. P., 68 vjeç (këmbësor).  Nga përplasja, 68-vjeçari ka humbur jetën. Ndërkaq, Policia ka shoqëruar në Komisariat, shtetasin K. S., për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale", njofton policia.

Një tjetër aksident i rëndë është shënuar në orën 20:00 në Rrugën e Kombit në afërsi të qytetit të Kukësit. Një automjet me targa të Kosovës 05-750 EF po udhëtonte në drejtim të doganës së Morinës ka përplasur një tjetër këmbësor rreth 70 vjeç.

Nga goditja e fortë i moshuari është përplasur me xhamin e parë të automjetit e për pasojë ka ndërruar jetë në vend. Forcat e policisë kanë shoqëruar në komisariatin e Kukësit drejtuesin e automjetit dhe po vijon hetimet e shkakut të aksidentit fatal. Pas aksidentit njëra korsi e autostradës ka qëndruar e mbyllur duke shkaktuar trafik të rënduar e radhë kilometrike në “Rrugën e Kombit”.

Ora 21:10
Aksident në Kukës - Morinë, makina nga Kosova përplas për vdekje kalimtarin! Radhë kilometrike në rrugën e Kombit

KUKES - Një aksident automobilistik me një viktimë u shënua mbrëmjen e sotme në aksin Kukës – Morinë, në afërësi të Uzinës.

Një automjet me targa Kosove ka goditur një kalimtar duke I shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të menaxhuar dhe trafikun i cili është rënduar për shkak dhe të kthimit të kosovarëve nga bregdeti shqiptar.

Viktima është i moshuar.

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Albania: 11/09/2023 08:52

    Ndryshoni ligjin se nuk kane faj shoferet se ndeshin kembesoret ne rruge kryesore.

    Përgjigju
  • mark: 11/09/2023 06:02

    makinat te mos ecin si te terbuara ne rruge..te arrestohet dhe te denohet vrasesi...

    Përgjigju
    • Or tej: 11/09/2023 09:16

      Ndersa kalimtaret ne mes te rruges duhet te vazhdojne te ecin or teeeejjjjj

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?