Aksident me vdekje në Lushnjë, 67-vjeçari me motor del nga rruga (VIDEO)

4 Korrik 2022, 15:21| Përditesimi: 4 Korrik 2022, 16:22

  • Share

Një 67-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në Lushnjë. Ai ka qenë duke drejtuar motorin e tij kur ka dalë nga rruga, aksident që ka rezultuar fatal për të.

“Sot rreth orës 14:40, në fshatin Zhym, shtetasi Th. Ç., 67 vjeç, banues në Krutje, duke drejtuar motomjetin tip "Lifan", ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të daljes nga rruga”, thuhet në njoftimin.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?