Aksident me vdekje në Lushnjë, 61-vjeçari bie me zetor në kanal dhe humb jetën (EMRI+VIDEO)

30 Janar 2022, 19:39| Përditesimi: 30 Janar 2022, 19:50

  • Share

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur këtë mbrëmje në fshatin Zhame të Lushnjës.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se Shërbet Meta, 61 vjeç, ka rënë në kanal me zetorin e tij dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Të njëjtat burime raportojnë se mjeti tip zetor nuk kishte ndriçim dhe për pasojë ka rënë në kanal.

Sakaq, Report Tv sjell edhe pamje nga vendngjarja.

Mësohet se është dashur ndërhyrja e vinçit për të lëvizur zetorin dhe më pas për të nxjerrë trupin e pajetë të 61-vjeçarit.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?