Foto nga vendi i ngjarjes

Aksident me vdekje në Fier, mjeti del nga rruga, ndërron jetë shoferi 19-vjeçar (EMRI)

29 Dhjetor 2021, 15:07| Përditesimi: 29 Dhjetor 2021, 16:43

  • Share

FIER- Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu ka ndodhur mesditën e sotme në Fier. Mësohet se një mjet tip 'Golf 4' ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka ndërruar jetë shoferi 19-vjeçar, Kristian Thomo.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur saktësisht në fshatin Hamil. Shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë lagështira në rrugë.

Siç shihet në pamjet e siguruara nga Report Tv makina ka përfunduar në kanal. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje.

Ora 15:28
Makina në kanal, dalin pamjet nga aksidenti në Fier ku humbi jetën 19-vjeçari

 

Report Tv ka siguruar pamje nga aksidenti në fshatin Hamil ku një mjet doli nga rruga dhe për pasojë humbi jetën shoferi 19-vjeçar Kristian Thomo. Siç shihet në pamjet e siguruara, mjeti tip 'Golf 4' ka përfunduar në kanal. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur të tjera detaje.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?