Foto ilustruese

Aksidentoi për vdekje të pastrehun, arrestohet 23-vjeçari në Fier

2 Shkurt 2022, 08:38| Përditesimi: 2 Shkurt 2022, 08:46

  • Share

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Fier. Policia njofton se një 23-vjeçar duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka aksidentuar një shtetas i cili dyshohet se ishte endacak i shtrirë në rrugë. Shtetasi i aksidentuar ka ndërruar jetë në spitalin rajonal Fier. Po punohet për identifikimin e viktimës. Sakaq policia ka arrestuar shtetasin A.M.

‘Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 23 vjeç, pasi gjatë mbrëmjes së djeshme, në aksin rrugor Fier-Levan, në vendin e quajtur "Qafa e Koshovicës", duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka aksidentuar një shtetas i cili dyshohet se ishte endacak i shtrirë në rrugë.

Shtetasi i aksidentuar ka ndërruar jetë në spitalin rajonal Fier. Po punohet për identifikimin e viktimës. Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme.’-njofton policia.

 

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?