Foto ilustruese

Aksident me vdekje, makina përplas këmbësorin në aksin Gjiri i Lalëzit-Manzë (EMRI)

4 Janar 2022, 18:55| Përditesimi: 4 Janar 2022, 19:33

  • Share

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur këtë mbrëmje në Durrës. Mësohet se një automjet me drejtues R.Sh., ka përplasur këmbësorin Shefqet Vathi.

Ky i fundit për pasojë ka ndërruar jetë në vend. Aksidenti ka ndodhur saktësisht në aksin rrugor Gjiri i Lalëzit-Manzë.

Burime bëjnë me dije se policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Njoftimi i Policisë
Rreth orës 18:40, në aksin rrugor Gjiri i Lalëzit -Manzë, një automjet me drejtues shtetasin R. Sh., ka përplasur këmbësorin shtetasin Sh. V., ku si pasoje e përplasjes ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?