Foto ilustruese

Aksident tragjik në Rrugën e Kombit! Përplaset me mjetin ndërsa udhëtonte me motor, kosovari ndërron jetë

13 Shtator 2020, 11:18| Përditesimi: 13 Shtator 2020, 14:31

  • Share

MIRDITË- Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur ditën e sotme në Rrugën e Kombit. Pikërisht në aksin rrugor Morinë-Milot,në fshatin Reps, mjeti me drejtues F.N.,banues në Ferizaj, Kosovë është përplasur me një  motor me drejtues J.H.,banues në Prizren të Kosovës, ku për pasojë ka humbur jetën.

Sipas policisë, shërbimet ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes. Akoma nuk dihen rrethanat e shkaqet që shkaktuan aksidentin.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?