Aksident me pasojë vdekjen në kryqëzimin e Savrës në aksin 'Lushnje-Fier', viktima po kalonte autostradën me karrocë dore (PAMJE)

29 Mars, 21:14| Përditesimi: 30 Mars, 13:44

  • Share

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kryqëzimin e Savrës në aksin Lushnje-Fier, me pasojë vdekjen e një 85-vjeçari.

Një automjet tip Ford ka përplasur për vdekje një këmbësor që po kalonte autostradën me një karrocë dore. Viktima është identifikuar si Hasan Selimi, banues në Savër.

Policia ndodhet në vendngjarje për të disiplinuar trafikun dhe për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Dyshohet se viktima i ka prerë rrugën automjetit në autostradë. Ndërkohë drejtuesi i Fordit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme nga shërbimet e policisë.

Nga pamjet e siguruara nga Report Tv duket karroca e dorës në vendin e ngjarjes, teksa policia po kryen hetimet e nevojshme.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?