'Rruga e vdekjes'/ Tjetër aksident tragjik në aksin Lezhë-Milot! Po kalonte rrugën, humb jetën pronari i hotelit (VIDEO)

29 Nëntor 2020, 16:57| Përditesimi: 29 Nëntor 2020, 18:45

  • Share

LEZHË- Aksi rrugor Lezhë- Milot ka marrë një tjetër jetë! Një aksident rrugor është regjistruar këtë të diel, ku fatkeqësisht ka humbur jetën një person.

Viktima është identifikuar si Gjon Kola, rreth moshës 60-vjeç. Kola ishte dukë lëvizur në këmbë, ku fatkeqësisht është përplasur nga një makinë. Ngjarja ka ndodhur pranë hotelit në pronësi të Kolës.

Aksi rrugor Lezhë- Milot është një nga rrugët më problematike që ka marrë dhjetëra jetë njerëzish. Vetëm këtë javë janë regjistruar 4 aksidente me 2 viktima dhe 3 të plagosur.

Ky aksident ka shkaktuar dhe trafik të rënduar në këtë aks.

Foto nga vendi ku ndodhi aksidenti

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • ymeri: 30/11/2020 00:09

    NA DOLI GOJA mbrapa veshit,,,rruga tirane --shkoder eshte nje skene krimi,,,,ate e kemi peshqesh nga ilir meta kur ishte kryeminister,,eshte bere ne kohen e tij,,,,rruge pa standart,,,,me nje korsi,,,pa ndarje,,,nje varr i hapur per te gjithe ata qe kalojne aty,,,,menjehere te ribehet ne nje autostrade moderne 3 me tre korsi....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Gjykata i dha vulën Berishës, çfarë duhet të bëjë Basha?