Aksident me pasoja fatale në Urën Vajgurore, 'Benz-i' përplas për vdekje 60-vjeçarin që udhëtonte me biçikletë (VIDEO)

21 Korrik 2020, 08:07| Përditesimi: 21 Korrik 2020, 16:55

  • Share

Një aksident me pasoja tragjike është regjistruar fatkeqësisht mëngjesin e sotëm në urën Vajgurore të Beratit. Një automjet tip 'Benz' fuoristradë me targa AA 232 PR ka përplasur për vdekje 60-vjeçarin Agim Hajdari, i cili po udhëtonte me biçikletë.

Dyshimet e para të policisë janë që automjet të ketë qenë duke lëvizur me shpejtësi, por edhe biçikleta i ka prerë rrugën në përpjekje për të kaluar në anën tjetër të rrugës. Për ngjarjen policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit, 61-vjeçarin me inicialet A.S. dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Foto nga vendi i ngjarjes
 

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?