Makinat e përfshira në aksident

Aksident më një të plagosur në Librazhd, pas përplasjes makina përfundon duke 'ngjitur' faqen e malit

23 Shtator 2020, 09:53| Përditesimi: 23 Shtator 2020, 09:59

  • Share

Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Librazhd.  Report Tv siguron pamjet nga vendi i aksidentit ku dallohet qartë se një nga makinat në tentativë për t'i shpëtuar përplasjes ka përfunduar në faqen e malit.

Makina tip Ford mendohet se ka bërë një parakalim të gabuara dhe është përplasur me mjetin tip Peugeot, drejtuesi i të cilit në tentativë për të shmangur aksidentin ka përfunduar duke ngjitur faqen e malit buzë rrugës, megjithatë pritet që grupet e ekspertëve të zbardhin të gjithë dinamikën e aksidentit.

Nga aksidenti ka mbetur i plagosur njëri nga drejtuesit, i cili ndodhet i shtruar në spitalin e Librazhdit jashtë rreziku për jetën.

1600845399_aksidentelbasan1.jpg

Makinat e përfshira në aksident

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?