Aksident në aksin Gjirokaster - Tepelene

Aksident me 4 të plagosur në aksin Gjirokastër – Tepelenë, 'Benzi' i ndërpret rrugën një tjetër makine

3 Gusht 2022, 19:58| Përditesimi: 3 Gusht 2022, 20:19

  • Share

Një aksident ka ndodhur para pak minutash në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, duke shkaktuar plagosjen e katër personave përfshirë edhe drejtuesit e mjeteve. Ngjarja është shënuar në Urën e Kardhiqit në kthesën që të çon drejt rrugës së re për në Sarandë.

Një automjet Mercedez-Benz duket se i ka prere rrugën një automjeti tjetër me targa ‘AB704CR’.

Përplasja nuk ka qenë përballë, por anësore çka evitoi një tragjedi. Për pasoje janë lënduar drejtuesit e mjeteve respektive, si dhe dy pasagjere të cilët janë dërguar menjëherë në Spitalin e Gjirokastrës për mjekim të specializuar.

Policia Rrugore ndodhet në vendngjarje për të zbuluar shkakun e aksidentit.

D.GJ//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?