Aksident masiv në aksin Kashar-Rinas! 5 makina të përplasura, 2 të lënduar! Forca të shumta policie në vendngjarje (VIDEO)

29 Dhjetor 2020, 19:06| Përditesimi: 29 Dhjetor 2020, 20:58

  • Share

Një aksident masiv ka ndodhur në aksin Kashar-Rinas afër Laknasit, në të cilin janë lënduar lehtë 2 persona.

Në aksident janë përfshirë 5 makina, dhe shkak mendohet se ka qenë lagështira. Të plagosurit po dërgohen me ambulancë në spital, për të marrë ndihmë mjekësore.

Disa patrulla policie dhe autombulanca janë në vendgjarje për sqarimin e rrethanave, ndërsa trafiku është bllokuar.

"Më datë 29.12.2020, në rrugën e “Rinasit”, dyshohet si pasojë e lagështirës janë përfshirë në përplasje 5 mjete. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar lehtë 2 shtetas, të cilët po dërgohen në ambulancë në spital, për të marrë ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", thotë policia.

1609265566_1609265042aksidnetkashar1.jpg

1609265575_1609265051aksidnetkashar2.jpg

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?