Aksident masiv në Librazhd, kamionit i çahet goma, 6 makina të tjera përplasen zinxhirë! 1 e vajzë e plagosur dërgohet në spital

27 Gusht 2022, 17:46| Përditesimi: 27 Gusht 2022, 18:00

  • Share

ELBASAN- Një kamion i tonazhit të rëndë është përfshirë në një aksident masiv, ku të paktën shtatë autovetura janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë është bllokuar qarkullimi.

Burime nga vendngjarja bënë me dije se kamioni që qarkullonte nga Librazhdi në drejtim të Elbasanit i është çarë goma dhe është përplasur me krahun e urës e më pas 6 makina janë përfshirë në aksident.

Aksident i rëndë është regjistruar në aksin Librazhd-Elbasan, në vendin e njohur si “Kthesa e Murrashit”. Nga aksidenti ka mbetur e plagosur një vajzë e cila është nisur për në spital.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?