Kronikë

Aksident masiv në Fier, përplasen 4 automjete dhe 1 motor (VIDEO)

23 Shtator 2022, 17:53| Përditesimi: 23 Shtator 2022, 20:16

  • Share

FIER- Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Fierit. Mësohet se 4 makina dhe një motor picash janë përfshirë në aksident. Fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Kryqëzimi i ‘Zogut të Zi” në Fier. Report Tv sjell pamje nga vendi i ngjarjes. Automjetet e përfshira në aksident janë një automjet tip ‘Honda Civic’, një ‘Golf’ 4, automjet tip ‘Skoda’ dhe një mjet tip ‘Peugeot’.

Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të shkakut të aksidentit.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?