Foto nga vendi i ngjarjes

Aksident i trefishtë në autostradën Fushë Krujë-Milot, 30-vjeçari në gjendje të rëndë, humb njërën këmbë! Plagosen dhe dy të tjerë

24 Korrik 2022, 10:54| Përditesimi: 24 Korrik 2022, 12:12

  • Share

Një aksident i rëndë i trefishtë është regjistruar në autostradën që lidh Fushë Krujën me Milotin në afërsi të Thumanës. Për pasojë kanë mbetur të plagosur 3 persona mes tyre edhe 30-vjeçari Serxhio Hysa i cili ndodhet në gjendje të rëndë dhe ka humbur njërën këmbë. Nga përplasja e  fortë janë dëmtuar 4 mjete.

30-vjeçari  është marrë nga ambulanca e qendrës shëndetësore në Fushë Krujë dhe është dërguar me urgjencë të Trauma në Tiranë.

Ora 12:08
VIDEO nga aksidenti i trefishtë në Fushë-Krujë, një prej mjeteve bëhet copa-copa

 

Report Tv ka siguruar pamjet nga aksidenti i tre makinave në Fushë-Krujë, njëra prej të cilave duket se është bërë copa-copa. Makina është kthyer në një anë dhe është shkatërruar tërësisht.  Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur 3 persona mes tyre edhe 30-vjeçari Serxhio Hysa i cili ndodhet në gjendje të rëndë dhe ka humbur njërën këmbë. 

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 24/07/2022 11:14

    Droni edukues eshte pushim sot ?

    Përgjigju
    • A. N.: 24/07/2022 15:43

      Ky popull nuk u edukua nga druri i xhaxhit per 40vjet mendon ti se do edukohet nga ca drone e police pas shkurreve?

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?