Aksident i rëndë në aksin Fier-Patos, raportohen 5 të plagosur

19 Nëntor 2023, 21:41| Përditesimi: 19 Nëntor 2023, 22:29

  • Share

Një aksident ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin rrugor Fier-Patos, në zonën e quajtur "Kthesa e Patosit".

Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, mësohet se në këtë aksident automobilistik janë përfshirë automjeti tip "Ford Focus" me targa "AB 864 DM" dhe automjeti tip "Benz" me targa "AB 500 EU".

Raportohet se nga aksidenti kanë mbetur të plagosur 5 persona, drejtuesi i "Benz" i identifikuar me inicialet G.G., 20 vjeç, drejtuesi i "Ford Focus" i identifikuar me inicialet T. Rr., si dhe tre pasagjerët në këtë automjet, të identifikuar me inicialet I.Rr., Sh.Rr. dhe L.Rr.,  të cilët janë transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.

Policia ka mbërritur në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe zhbllokimin e trafikut.


Lajmi kryesor:

Bilanci/ 4 aksidente në vend, 8 të plagosur në Fier, Tiranë e Korçë! Përplaset për vdekje këmbësori në Krujë


K.M//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?