Aksident i trefishtë në aksin Elbasan- Peqin! Bllokohet qarkullimi, kalimi i mjeteve vetëm me një korsi

5 Mars, 08:21| Përditesimi: 5 Mars, 08:25

  • Share

Një aksident i trefishtë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Elbasan- Peqin. Report Tv mëson se dy furgonë dhe një mjet janë përfshirë në aksident.

Deri më tani raportohet për dy persona të lënduar. Si pasojë e aksidentit në këtë aks rrugor u bllokua qarkullimi, dhe po vijon me një korsi derisa të hiqen mjetet e aksidentuara. 

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?