Vorë/ E zuri gjumi në timon, 64-vjeçari humb kontrollin e makinës dhe bie në kanal, ndërron jetë në vend

18 Janar, 08:30| Përditesimi: 18 Janar, 11:25

  • Share

TIRANË- Një 64-vjeçar ka ndërruar jetë pasi ka humbur kontrollin e makinës dhe ka përfunduar në kanal. Aksidenti ka ndodhur në fshatin Muçaj në Vorë dhe paraprakisht dyshohet se 64-vjeçarin A.A, e ka zënë gjumi në timon.

Megjithatë policia nuk përjashton as faktin se viktima mund të ketë pasur probleme shëndetësore. Report Tv sjellë pamjet nga vendi i ngjarjes, ku shihet se mjeti ka përfunduar në kanal.

'Më datë 18.01.2024, në rrugën e fshatit Muçaj, shtetasi A. A., 64 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte, dyshohet për shkak të pagjumësisë, ose problemeve shëndetësore, i cili ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal.

Për pasojë, drejtuesi i automjetit ka humbur jetën në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.'- njofton policia.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?