Autobusi që u aksidentua

Aksident i rëndë në Turqi, shoferi i autobusit humb kontrollin, 8 të vdekur dhe 35 të plagosur

5 Shkurt 2023, 10:28| Përditesimi: 5 Shkurt 2023, 10:32

  • Share

Një aksident i rëndë është regjistruar ditën e sotme në Turqi. Një autobus po udhëtonte nga Dijarbakır në drejtim të Bodrumit dhe shoferi i mjetit ka humbur kontrollin. Për pasojë tetë persona kanë mbetur të vrarë dhe 35 të tjerë janë plagosur.

Personat e plagosur janë dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Adem Kaya, 54 vjeç, një pasagjer të cilit i është thyer krahu në aksident, tha për Anadolu Agency se hipi në autobus nga Şanliurfa dhe po shkonte për në Bodrum.

"Nuk kishte akulli në rrugë. Unë isha gjysmë në gjumë në momentin kur pashë autobusin që po fluturonte nga rruga."

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?