Aksident i rëndë në Tiranë, 'Audi' futet kundravajtje dhe përplaset me autobusin e linjës së Petrelës! 6 të lënduar dërgohen në spitalin e Traumës

10 Maj 2023, 10:28| Përditesimi: 10 Maj 2023, 15:19

  • Share

TIRANË – Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e të mërkurës në Sauk, ku një automjet tip 'Audi' u përplas me autobusin i linjës së Petrelës. Për pasojë janë lënduar 6 persona, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Sipas policisë, drejtuesi i automjetit ‘Audi’ u bë shkak për aksidentin pasi ka qenë duke lëvizur kundërvajtje. Siç duket nga pamjet, në vendin e përplasjes ballore mes dy mjeteve kanë mbetur akoma pjesët e mjeteve të shkaktuara.

Në ndihmë të personave të plagosur shkuan 2 autoambulanca të cilët transportuan në spital 6 të plagosurit, 5 prej tyre gra dhe drejtuesin e makinës që shkaktoi aksidentin.

Burime nga spitali i Traumës bëjnë me dije se të plagosurit patën dëmtime të lehta në qafë dhe trup por gjendja e tyre shëndetësore është stabël.

Policia po kryhen procedurat për ekspertizën e ngjarjes dhe ndalimin e drejtuesit e mjetit tip Audi.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Klodi: 10/05/2023 14:03

    Shtet leshi....vazhdojn te japin patenta me lek pa ber asnje dit autoshkolle

    Përgjigju
  • gonja: 10/05/2023 11:25

    hiqjani patenten per 15 vjet,,,vetem keshtu zene mend pisat...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?