VIDEO/Aksident i rëndë në Tiranë, përplasen 2 makina në fshatin Bërxullë! Njëri mjet përfundon në lokal, humb jetën fëmija 7 vjeç që ishte brenda

3 Qershor 2023, 19:25| Përditesimi: 3 Qershor 2023, 23:20

  • Share

Një i mitur vetëm 7 vjeç, ishte preja e radhës e aksidenteve në kryeqytet. Pasditen e kësaj të shtune, ai po qëndronte në lokalin e babait të tij që gjendet buzë rrugës 'Shkëndija' në fshatin Bërxullë, kur nga përplasja e dy automjeteve humbi jetën.

Siç duket edhe nga pamjet, lokali ka pësuar dëme të konsiderueshme, çka tregon se përplasja ka qenë shumë e fortë. Policia bën të ditur në njoftimin e saj, se fëmija ndodhej në rrugë kur ndodhi përplasja fatale, ndërsa një banor i zonës tregon për Report Tv se i mituri ndodhej brenda në lokalin në pronësi të babait të tij dhe shtoi se i mituri ndërroi jetë në vendngjarje.

Dy drejtuesit e mjeteve janë të moshave 30 dhe 63 vjeç, ndërsa policia ka ngritur një grup hetimor për sqarimin e rrethanave. Në raportin e Institutit të Statistikave mbi shkaqet e vdekshmërisë së shqiptarëve, thuhet se 2 për qind e tyre vijnë pikërisht nga aksidentet.

Ndërsa në raportin e posaçëm për aksidentet rrugore, të publikuar në muajin prill INSTAT vëren se u numëruan 69 aksidente rrugore nga 92 të ndodhura në Të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Megjithatë numri i aksisdenteve vijon të jetë i lartë, shpesh me pasoja fatale.

Ora 20:54
PAMJET pas aksidentit tragjik në Tiranë/ Banori: Fëmija ishte në lokalin e babait kur u përplas për vdekje

Report Tv sjell pamjet pas aksidentit tragjik në Tiranë, ku fëmija i moshës 6-7 vjec u godit për vdekje pasi u përplasën 2 makina në fshatin Bërxullë.

Një banor i zonës bën me dije se fëmija ishte në lokalin e babait të tij që duket se është dëmtuar nga goditja e 2 makinave.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • gorica: 04/06/2023 05:49

    nuk ka as shtet as ligje....vazhdoni , ...dilni more e rrifini me dru si qemoti....po vijne e po ju vrasin ne shtepite e lokalet e juaja....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?