Foto ilustruese

Aksident i rëndë në Shkodër, mjeti përplaset me motoçikletën! Plagoset 26-vjeçari, tjetri largohet nga vendngjarja

13 Qershor 2022, 22:21| Përditesimi: 13 Qershor 2022, 22:58

  • Share

SHKODËR- Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Shkodër- Velipojë ku një mjet është përplasur me një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit, është plagosur 26- vjeçari Anton Shullani, drejtuesi i motoçikletës ndërsa drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:20 në afërsi të Kishës, Velipojë.

I riu është dërguar në në Spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po  vijon punën  për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit.

 

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?