Aksident i frikshëm në segmentin Milot-Rrëshen, mjeti përplaset me barrierën mbrojtëse! Plagosen rëndë dy të rinj (VIDEO)

13 Korrik 2022, 15:57| Përditesimi: 13 Korrik 2022, 16:04

  • Share

LEZHË- Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në segmentin Milot-Rrëshen në dalje të Rubikut. Një automjet tip 'Volksëagen' ka humbur kontrollin duke u përplasur me barrierën mbrojtëse dhe më pas ka përfunduar në rrugë.

Burime e Report TV bëjnë me dije si pasojë e përplasjes janë plagosur dy të rinj nga Tropoja të cilët ndodhen në gjendje të rëndë.

Policia dhe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po punon për rrethanat dhe shkaqet e këtij aksidenti.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?