Aksident i rëndë në Peqin/ Përplasen dy motorë, humb jetën 49 vjeçari

7 Gusht 2020, 16:48| Përditesimi: 7 Gusht 2020, 17:38

  • Share

PEQIN- Një aksident i rëndë ka ndodhur në Peqin, ku janë përplasur dy motorë.

Sipas informacioneve për "Report Tv", njëri nga drejtuesit e motorit fatkeqësisht ka humbur jetën. Viktima është 49 vjeçari Ilirjan Shabani, ndërsa shoferi tjetër me iniciale Y. I., është plagosur dhe është dërguar me urgjencë në spital.

Ndërkohë gjatë ditës së sotme një aksident tjetër i rëndë ka ndodhur në rrugën nacionale Memaliaj-Krahës, ku është përplasur për vdekje një 23-vjeçar. I riu po udhëtonte në këmbë ndërsa është përplasur me makinë nga 65-vjeçari me iniciale K.M. në afërsi të fshatit Toç.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?