Aksident i rëndë në Lushnjë, mjeti përplaset me motorin! Dëmtohet shoferi i motomjetit, mblidhte mbetje plastike

25 Shkurt 2023, 11:26| Përditesimi: 25 Shkurt 2023, 13:41

  • Share

Një aksident te kthesa e Grabjanit në rrugë rurale të Lushnjës, shënoi një të plagosur rëndë.

Një automjet u përplas me një motomjet në të cilin udhëtonte një 36-vjeçar që mblidhte mbetje plastike. Si pasojë e përplasjes, motomjeti thuajse është shkatërruar dhe dëmtime të rënda materiale ka pësuar edhe makina, shoferi I së cilës u arrestua nga policia.

Ardjan Meçani ndodhet në spital dhe po merr trajtimin e nevojshëm nga bluzat e bardha, ndërsa policia ka nisur hetimet për shkaqet e këtij aksidenti që ndër të tjera, shkaktoi radhë të gjata automjetesh në trafik.

Ky aks rural është mjaft problematike ku vetëm këtë vit ka pasur dy aksidente me vdekje.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?