Kronikë

Aksident i rëndë në Lushnje, automjeti del nga rruga, ndërrojnë jetë shoferi dhe pasagjeri (VIDEO)

6 Prill 2021, 19:41| Përditesimi: 6 Prill 2021, 21:45

  • Share

Dy persona kanë mbetur të vdekur mbrëmjen e sotme në Lushnje, si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor.

Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Lushnjë-Krutje, në fshatin "Gurrëz e vogël", rreth  orës 18:30, ku automjeti tip “Reno “, ka dalë nga rruga.

Për pasojë, drejtuesi dhe pasagjeri i automjetit, identiteti të cilëve nuk bëhet i ditur, mbetën të plagosur rëndë, por nuk mundën t’i mbijetonin plagëve.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, ndërsa policia ka nisur hetimet.

Makina e aksidentuar

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?