VIDEO/ Aksident i rëndë në Kuçovë, makina tip 'Audi' përplas për vdekje të moshuarin që lëvizte me biçikletë (EMRI)

17 Nëntor 2023, 18:30| Përditesimi: 17 Nëntor 2023, 20:03

  • Share

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme (17 nëntor) në fshatin Tapi në qytetin e Kuçovës.

Një automejt, tip "Audi"  me targa AA 518 KX ka përplasur në rrugën  e fshatit 67-vjeçarin Veiz Plaku,që po qarkullonte në anë të rrugës së fshatit me biçikletë.

Edhe pse Plaku është transportuar menjëherë me ambulancë drejt. Pas përplasjes, mjeti ka 'fluturuar' në anën tjetër të rrugës, duke thyer betonin anësor të rrugës dhe duke përfunduar në oborrin e një banese.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie,që po kryejnë kqyrjen e vendit të ngjarjes. Burimet policore në vendngjarje konfirmojnë se mjeti ishte duke qarkulluar me shpejtësi në momentin e aksidentit,kjo e konfirmuar edhe nga dëshmitarët në vendngjarje.

Drejtuesi i mjetit, 21-vjeçari Fabion Arapi, pasi ka marrë mjekim në spitalin e Kuçovës,është shoqëruar nga policia.

Ora 19:52
Detaje nga aksidenti i rëndë në Kuçovë, makina theu betonin anësor dhe përfundoi në oborrin e një shtëpie! Përplasi për vdekje të moshuarin

1700245152_Screenshot17.jpg

Detaje të tjera janë mësuar nga aksidenti i rëndë në Kuçovë gjatë mbrëmjes së sotme ku një 67 vjeçar u përplas për vdekje nga një automjet tip "Audi". 

Mësohet se për shkak të shpejtësisë së rëndë, automjeti i drejtuar nga një 21 vjeçar përfundoi në oborrin e një banesë duke thyer edhe betonin anësor të rrugës. 

I moshuari Veiz Plaku po qarkullonte në anë të rrugës në momentin kur është përplasur për vdekje nga makina që drejtohet nga i riu Fabion Arapi.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?