Foto ilustruese

Aksident i rëndë në Kosovë, përplasen 3 makina dhe një kamion, 6 të plagosur

25 Janar, 13:50| Përditesimi: 25 Janar, 13:51

  • Share

Gjashtë persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur sot (25 Janar) në rrugën Prishtinë-Gjilan, saktësisht në fshatin Slivovë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Sipas Borovcit, në këtë aksident kanë qenë të përfshira tre makina dhe një kamion.

“Rreth orës 08:00, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën magjistrale Prishtinë-Gjilan, respektivisht në fshatin Slivovë. Deri më tani bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë tri vetura dhe një kamion. Për pasojë gjashtë persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar në QKUK për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, përderisa janë shkaktuar dhe dëme materiale. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, tha Borovci.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?