Helikopteri në vendin ku ndodhi aksidenti

Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 42-vjeçarja shqiptare! Përplaset nga një shofer i ri

12 Mars, 10:48| Përditesimi: 12 Mars, 10:54

  • Share

ITALI- Një 42-vjeçare shqiptare ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë në Itali. Bëhet fjalë për 42-vjeçaren Edmonda Boka, e cila jetonte në Vigone.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e 11 marsit në Villafranca, ku shqiptarja është përplasur nga një shofer 18-vjeçar.

Mediat italiane raportojnë se shqiptarja sapo zbriti nga makina e saj është përplasur nga 18-vjeçari, një shofer fillestar. Menjëherë në vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe ambulanca së bashku me një helikopter, por nuk kanë mundur të mbajnë në jetë shqiptaren.

Mjeku që ndodhej në bordin e helikopterit vetëm sa konfirmoi se vajza kishte ndërruar jetë.

Autoritetet po punojnë për të zbardhur rrethanat e aksidentit që i morën jetën shqiptares.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?