Aksident i rëndë në Elbasan! Motori i pret rrugën makinës së policisë, humb jetën drejtuesi (VIDEO)

17 Qershor 2020, 14:09| Përditesimi: 17 Qershor 2020, 15:57

  • Share

ELBASAN-Aksident i rëndë ka ndodhur në Fushë Labinot, në fshatin Mengel, ku janë përfshirë një automjet dhe një motor. Një motor i ka prerë rrugën makinës së policisë, duke shkaktuar një përplasje të fortë dhe fatale për drejtuesin e saj.

Drejtuesi i motorit, shtetasi K.M, 65 vjeç, është transportuar në spitalin e Elbasanit në gjendje të rëndë, por nuk ka mundur të mbijetojë duke humbur jetën.

Motori i viktimës është shkatërruar thuajse plotësisht, ndërsa drejtuesit të tij të parët që i dhanë ndihmën ishin personat e pranishëm në rrugë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

1592395935_polici.JPG

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Loni: 17/06/2020 18:49

    Po nrm ndjeste paste ai i Mori edhe hesapet se policat Jan te kulluar...Po freskuesja xhamit pare I punonte policise se shi hesapi Apo e mbyllet se iku ai tani pergjithmon nga kjo note. Ndjese paste.

    Përgjigju
    • Klejs: 17/06/2020 22:34

      Sa ndryshojne titujt e gazetave kur fajtori mund te jete shteti dhe jo qytetari.

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?