Durrës, aksident i rëndë tek 'Sektori Rinia', makina përplas për vdekje këmbësorin 52 vjeçar

30 Dhjetor 2023, 19:21| Përditesimi: 30 Dhjetor 2023, 20:26

  • Share

DURRËS- Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme (30 dhjetor) në rrugën "Sektori Rinia-Shënavlash". Një automjet tip "Benz B class" ka përplasur për vdekje 52 vjeçarin Gj.D i cili po kalonte rrugën. 

Mjeti që drejtohej nga 31 vjeçari R.K pas aksidentit të rëndë ka përfunduar në kanal. 

Siç shihet në pamjet e siguruara nga Report Tv,  rruga ku ka ndodhur aksidenti është tejet e amortizuar dhe përreth nuk ka ndriçim.

Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. 

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?